Rusia do të hapë një kamp ushtarak për të rinjtë në Krime

Rusia do të hapë një kamp ushtarak për të rinjtë

Moska do të hapë një kamp ushtarak për të rinjtë në Krimenë e pushtuar, ku ata do të indoktrinohen me ideologjinë ushtarake ruse, ka pohuar një zyrtar ukrainas. Kampi me 100 të rinj, do të kryejë programe “riedukimi” dhe do të japë mësime mbi bazat e shërbimit ushtarak, tha avokati i popullit Dmytro Lubinets.

Ai i karakterizoi programet si propagandë që synon fshirjen e identitetit ukrainas midis të rinjve të Krimesë. Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe Moska që atëherë është përpjekur të shtyjë propagandën ndaj atyre që jetojnë nën okupim.

“Militarizimi i arsimit nga Rusia dhe futja e ideologjisë së saj tek fëmijët në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës është një krim lufte, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, theksoi Lubinets.

EMISIONET