Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për ngadalësimin e shkëmbimeve të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për

Ukraina hodhi poshtë sot pretendimet e Ministrisë së Jashtme ruse se ajo nuk donte të merrte mbrapsht qindra robër të luftës – të propozuar për shkëmbim.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një shkëmbim të robërve të luftës në çdo kohë. Ne i përmbahemi Konventave të Gjenevës dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinez në Telegram.

“Si rregull, këto procese ngadalësohen nga Federata Ruse – e cila e përdor këtë si një metodë për të ndikuar në shoqërinë ukrainase”, shtoi ai.

Dje pasdite, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha gjatë një videokonference të thirrur me nxitim me korrespondentë nga disa vende – se Rusia kohët e fundit kishte propozuar për shkëmbim 935 robër lufte ukrainas.

Megjithatë, ajo pretendoi se Kievi kishte kërkuar kthimin e vetëm 279 prej të burgosurve, shumica e të cilëve ishin luftëtarë ultranacionalistë.

Zakharova pohoi se mbi 650 burrat e mbetur nuk ishin konsideruar “të denjë” nga Kievi ose madje u përshkruan si “tradhtarë”.

Zakharova akuzoi ministrin e Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha për “turizëm politik” sepse ai përdorte vazhdimisht çështjen e të burgosurve të luftës – si një mundësi për të udhëtuar jashtë vendit dhe për të nxitur ndjenjën kundër Moskës.

Ajo tha se Rusia e kishte zbatuar gjithmonë shkëmbimin e të burgosurve përmes ndërmjetësimit të shteteve të tjera dhe ishte ende e gatshme ta bënte këtë.

Shkëmbime të tilla janë forumi i fundit në të cilin Moska dhe Kievi kanë ende kontakte.

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, mijëra familje presin që të afërmit e tyre të kthehen nga robëria.

Të dyja palët ndërluftuese tashmë kanë shkëmbyer të burgosur disa herë.

Aktualisht, mbetet e paqartë se sa të burgosur mbajnë aktualisht të dyja palët

EMISIONET