Rusia dhe Kina zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Kina zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Kina kanë zhvilluar ushtrimet e para të përbashkëta ushtarake që kur Kremlini ka nisur pushtimin e Ukrainës, shkruan “The New York Times” të martën.

Një zyrtar amerikan i ka thënë gazetës se dy vendet po zhvillojnë ushtrime në Azinë veriore, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, po takohet me liderët e Australisë, Indisë dhe Japonisë në Tokyo.

Zyrtari i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Rusia dhe Kina kanë dërguar bombardues në Detin e Japonisë dhe se avionët po vazhdojnë drejt Detit Lindor të Kinës.

Zyrtarët e Koresë Jugore e kanë konfirmuar se dy avionë ushtarakë kinezë dhe katër aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në zonën e tyre të mbrojtjes.

Stërvitja e përbashkët ushtarake duket të jetë një shenjë e lidhjeve të forta të mbajtura midis Kinës dhe Rusisë në mes të luftës në Ukrainë.Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën.

Lavrov ka thënë se qëllimi i Kremlinit është që të zhvillojë më tej lidhjet me Kinën, tani që Perëndimi ka marrë një "pozicion diktatori" në mes të luftës në Ukrainën.

EMISIONET