Rusia kërcënon Britaninë: Ju zhdukim për tre minuta
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 11:56
Nënkryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës ka kërcënuar Britaninë e Madhe se do të hidhte raketën hipersonike Satan-2 në të, duke iu dashur vetëm tre minuta për ta zhdukur atë.
Aleksey Zhuravlyov kërcënoi gjithashtu dhe Finlandën duke thënë se për të do t'i duheshin vetëm 10 sekonda për ta zhdukur, citon Mail Online.
Kërcënimet vijnë në kuadër të zemërimit të Putinit mbi kërkesën e Finlandës për tu antarësuar në NATO.