Rusia, bllokon faqet e CIA-s dhe FBI-së për përhapjen e lajmeve të rreme

Rusia, bllokon faqet e CIA-s dhe FBI-së për përhapjen e lajmeve

Autoriteti rus i telekomunikacionit Roskomnadzor njoftoi sot se ka bllokuar faqet e internetit të CIA -s dhe FBI-së, duke akuzuar dy agjencitë qeveritare amerikane për përhapjen e informacionit të rremë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

"Roskomnadzor bllokoi hyrjen në një numër burimesh që i përkasin strukturave shtetërore të vendeve armike, sepse ato shpërndajnë materiale që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Rusi," tha Roskomnadzor në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Agjencia e lajmeve TASS duke cituar Roskomandzor raporton se dy faqet e internetit amerikane publikuan materiale dhe informacione të pasakta që shpifin forcat e armatosura ruse. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni apo ambasada amerikane në Moskë.

Rusia e ka cilësuar si vepër penale shpifjen e forcave të saj të armatosura, të dënueshme deri në pesë vjet burg, ndërsa përhapja e qëllimshme e "informacionit të rremë" për ushtrinë ruse dënohet maksimalisht deri në 15 vjet.

Që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainëshkurtin e kaluar, Roskomnadzor ka bllokuar shumicën e mediave të pavarura, disa faqe interneti të huaja dhe platforma të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Twitter.

EMISIONET