Rusi-Ukrainë, shkëmbejnë pengjet/ Lirohen 116 ukrainas dhe 63 të burgosur rusë

Autoritetet ruse dhe ukrainase kanë shkëmbyer rreth 180 të burgosur lufte në një proces negociimi që u zhvillua të shtunën. Të dy palët konfirmuan se efektivat që mbaheshin të burgosur lufte tashmë kanë kthyer në banesat e tyre. Ndërkohë nga ky proces duket se janë gjetur edhe trupat e dy vullnetarëve britanikë që u vranë gjatë janarit pasi kishin shkuar në ndihmë të ushtrisë ukrainase.

Rusi-Ukrainë, shkëmbejnë pengjet/ Lirohen 116 ukrainas dhe 63

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen të shtunën dhjetëra ushtarë respektivë të cilët janë kthyer tashmë nëpër shtëpitë e tyre. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi në një postim në Telegram se 116 ukrainas janë liruar.

Sipas zyrtarit, në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmuti.

Ndërkohë zyrtarët rusë të mbrojtjes konfirmuan se 63 ushtarë të tyre janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk ka dhënë hollësi shtesë për ata që janë konsideruar si “kategori speciale” e të burgosurve të luftës.

Shkëmbimi i të burgosurve megjithatë duket se nuk i ka ndaluar luftimet, pasi një natë më parë ka pasur bombardime ruse nga rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.

Sipas Kievit, Rusia është duke e shfrytëzuar këtë central si bazë për nisur sulme rreth lumit Dnjepër në Ukrainë.

Forcat ushtarake ruse e kanë marrë kontrollin e centralit pak muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ndërkohë BBC, raportoi se trupat e dy britanikëve të vrarë në Ukrainën lindore janë gjetur gjatë shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se trupat e Chris Parry, 28 vjeç dhe Andrew Bagshavv, 47 vjeç, tashmë janë gjetur ndërkohë që nuk është dhënë asnjë indikacion se kur trupat e tyre do t'i dorëzohen personelit të ambasadës britanike.

Rusi-Ukrainë, shkëmbejnë pengjet/ Lirohen 116 ukrainas dhe 63

Dy vullnetarët u vranë muajin e kaluar gjatë bombardimeve në Ukrainën lindore.

Për herë të fundit ata ishin parë më 6 janar kur ishin duke shkuar në qytetin Soledar.

Familja e njërit prej britanikëve tha se të dy ata po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar kur makinat e tyre u goditën nga një predhë.

lufta ne ukraine pengjet

EMISIONET