Putin anekson 4 rajone, presidenti Begaj: E dënoj ashpër shkeljen e integritetit territorial në Ukrainë
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dënuar aneksimin e 4 rajoneve ukrainase nga Rusia.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter Begaj thotë se sfidimi i hapur dhe flagrant i ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar nga Rusia është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.
“Duke dënuar ashpër shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia. Sfidimi i hapur dhe flagrant i ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar nga Rusia është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.”, shkruan Begaj.
Strongly condemning Russia's repeated violation of Ukraine's territorial integrity. The open & flagrant defiance of international laws & community by Russia is bad news for world peace and order. https://t.co/2YHaLrmMC5
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 30, 2022