Rriten rastet me Covid në BE, Italia bum vaksinash, Gjermania 100 mijë viktima që nga nisja e pandemisë

Rriten rastet me Covid në BE, Italia bum vaksinash, Gjermania 100 mijë

Për të pestën javë radhazi numri i rasteve të reja javore në Itali janë rritur në shkallë vendi me një mesatare ditore më shumë se katërfishuar.

Sipas një krahasimi në 15 tetor janë regjstruar2,456 infeksione ndërsa në 23 nentor 9,866 raste të regjistruara. Ndërkohë nga tetori deri në mes të nëntorit në Itali janë zhvilluar 800 mijë vaksinime dhe vetëm në javën e fundit janë dhënë 1 milion vaksina.

Sipas autoriteteve rritja e prenotimeve të vaksinimit është për faktin se “tani njerëzit kanë sërish frikë dhe për këtë arsye janë në kërkim të prenotimeve”.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën e Pfizer/BioNTech për fëmijët mbi 5 vjeç. Vendimi i hap rrugën për miratimin e vaksinës së parë në Bashkimin Evropian për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Në Gjermani mësohet se numri i viktimave nga Covid i ka kaluar 100 mijë që nga fillimi i pandemisë. Ekonomia më e madhe e Evropës po lufton me një valë të re të rasteve me koronavirus dhe ka regjistruar 351 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 100,119, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Gjatë javës së kaluar, rastet e reja me Covid në Amerikë u rritën me 23%, veçanërisht në Amerikën e Veriut (Shtetet e Bashkuara dhe Kanada).

Nga dje italia ka aprovuar masa urgjente shtesë për përballimin e valës së katërt të pandemisë Covid 19. Masat e reja aplikojnë detyrimin e vaksinimit për grupe të reja sociale, nisjen e dozës së tretë të vaksinimit të paktën 5 muaj nga doza e dytë si dhe futjen e një Green Pass-i të ri i quajtur “i forcuar”, që do të favorizojë personat e vaksinuar apo të imunizuar nga Covid 19.

Rregullat e reja synojnë të mbajnë nën kontroll përhapjen e virusit në fokusin e festave të fundvitit e sidomos në këtë valë të katërt të tij që ka shënuar mbi 12 mijë të infektuar në 24 orët e fundit e 85 viktima.

EMISIONET