Rriten infektimet me Delta, raste rekord në disa pjesë të Azisë, SHBA më shifra në rritje

Rriten infektimet me Delta, raste rekord në disa pjesë të

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri i rasteve të reja vijon të jetë në rritje. Të dhënat janë shqetësuese në disa pjesë të Azisë, përfshirë edhe Korenë e Jugut, që ka raportuar shifra rekord. Ndërkohë edhe në SHBA vijojnë masat parandaluese, teksa Britania e Madhe iu jep përparësi të vaksinuarëve.

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri I rasteve të reja vijon të jetë në rritje.

OBSH ka paralajmëruar marrjen e masave, duke vijuar me procesin e vaksinimit, pasi kjo është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid 19.

Të dhënat e fundit janë shqetësuese një pjesë e Azisë, përfshirë edhe nga Koreja e Jugut, e cila ka raportuar 1.896 raste të tjera të Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë në vitin 2020.

Edhe në SHBA, që mbetet vendi më i  prekur nga pandemia në të gjithë botën, ka shkuar në 611.316 numri i viktimave nga Covid-19, prej të cilëve 304 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, ka arritur në 34.608.322, me 71.920 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkohë do të kërkojë nga rreth 4.2 milionë punëtorë federalë në gjithë SHBA-në, përfshirë ata në ushtri, që të vaksinohen kundër koronavirusit ose të bëjnë teste të rregullta.

Edhe gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google, janë bërë kompanitë e fundit që kanë thënë se mund t’iu kërkojnë punëtorëve të tyre që të jenë të vaksinuar, kur të kthehen nëpër zyre.

Ndërkohë, qeveria britanike ka marrë vendim që udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme.

Edhe qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë të njëjtin vendim ndërsa pritet përgjigjja e Irlandës Veriore.

Ashtu sikurse shumë vende të tjera në Evropë, Franca është duke u përballur me variantin shumë ngjitës të koronavirusit, Delta. Infeksionet ditore janë rritur në 22,000 nga 4,000 sa kanë qenë në fillim të korrikut.

Pak më pak se 50 për qind e popullsisë së Francës - prej 67 milionë banorësh - është e vaksinuar plotësisht. Parlamenti i Francës miratoi legjislacionin që nxit vaksnimin e detyrueshëm.

EMISIONET