“Rrëzoni akuzat ndaj Trump”/ Vijon procesi “i blerjes së heshtjes” së Stormy Daniels, dëshmon ish-prokurori
Gjyqi penal i Donald Trump për paratë që blenë heshtjen e Stormy Daniels, po vijon me marrjen në pyetje të ish-prokurorit Robert Costellos, të cilin mbrojtja po e përdor kundër ish avokatit Michael Cohen.
Në seancë e 20-të në procesin ndaj Donald Trup për akuzat se ka paguar për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, Përfaqësuesit ligjorë të ish-Presidentit kërkuan serish mbylljen e procesit.
Gjyqi vijon me dëshminë e Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë kundër ish-avokatit të Trump, Michael Cohen.
Pasi pranoi se kishte bashkëpunar me Trump për rastin e Daniels, avokatët e Trump e kanë portretizuar Cohen si një gënjeshtar të fiksuar pas mediave, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish Presidentit.
Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin.
Kërkesa e avokatëve mbrojtës të ish presidentit Tramp erdhi pas një skene kaotike në seancë, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.
Castello, ish prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se Cohen i kishte thënë atij se Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.
Ish-presidenti, i cili do të garojë në nëtor përballë Joe Biden,për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me pagesën e yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels.
Trump sipas akuzës dontë të blinte heshtjen e saj dhe të fshihte një lidhje të dyshuar seksuale gjatë fushatës zgjedhjore të 2016-ës, të cilat e hipën në karrigen e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara.