Rreth 100 000 persona largohen nga Nagorni-Karabahu drejt Armenisë

Rreth 100 000 persona largohen nga Nagorni-Karabahu drejt Armenisë

Pothuajse 100 000 persona kanë ikur nga Nagorni-Karabahu në Armeni, pasi rajoni u pushtua nga Azerbajxhani në një operacion të rrufeshëm ushtarak.

”Deri dje, 97 700 persona kaluan kufirin për në Armeni”, tha zëdhënësja e qeverisë armene, Nazeli Baghdazaryan.

Popullsia e Nagorni-Karabahut ishte vetëm 100 000 deri në 120 000 banorë përpara konfliktit të fundit, sipas vlerësimeve të fundit.

Ka shqetësime se shumë shekuj jetë armene në zonë do të zhduket nga eksodi, i cili është shkaktuar nga frika e sundimit të Azerbajxhanit.

“Edhe një ditë dhe fluksi do të bjerë”, tha ministri armen i Administratës Rajonale dhe Infrastrukturës, Gnel Sanosyan.

”Atëherë, do të mbetet vetëm që ne të kujdesemi për nevojat e të ardhurve”, shtoi ai.

Nagorni-Karabahu shtrihet brenda territorit azer, por popullsia e tij është kryesisht armene.

EMISIONET