Ron Desantis hap fushatën me probleme në Twitter, ironizon Trump: Platforma ime është më e fortë
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis shpalli kandidaturën e tij për president, por duket se nisjen e fushatës, do të dëshirojë ta harrojë, për shkak defekte teknike dhe transmetimi në Tëitter nuk funksionoi. Ndërsa ish presidenti Donald Trump bënë ironi duke ju drejtuar se platform ime sociale është me e fortë dhe funksionon, i yti jo
Hyrja e shumëpritur e Ron DeSantis në garën presidenciale të vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë u godit nga defekte teknike, pasi transmetim i drejtpërdrejtë në Twitter nuk funksionoi.
Problemet teknike bënë që fialimi I guvernatorit të Floridës për nominimin presidencial republikan të fillonte me 20 minuta vonesë, ditë të cilën De santis do donte ta harronte. Pasi në kohën kur biseda e të mërkurës në mbrëmje në Tëitter kishte filluar seriozisht, qindra mijëra përdorues të Tëitter ishin larguar nga platforma.
Ekipi i DeSantis punoi shpejt për t'i rregulluar pengesat teknike, madje duke e zbutur situatën e duke shkruar në Twitter batuat se "interneti ka shumë emocione".
Ndërsa, shefi I platformës sociale Twitter, Elon Musk do të kërkojë koka turku për të fajësuar për faktin se nisja e fushatës së Ron DeSantis ishte teknikisht një farsë e ndoshta për rivalët edhe për të qeshur, me ndërprerje të vazhdueshme të zërit.
Sekretari i tij i shtypit Bryan Griffin pretendoi se dalja në internet kishte mbledhur 1 milion dollarë në një orë. Ndërsa sipas shifrave të agjencisë së lajmeve Reuters, në një moment, transmetimi në Twitter tërhoqi më shumë se 600,000 dëgjues, por në përfundim të saj, ishin më pak se 300,000.
Guvernatori i Floridës shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për të qenë kandidati i repubhlikanëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.
Menjëherë pasi guvernatori i tha zotit Musk se do të studionte Kushtetutën e SHBA-së për "të parë se çfarë butonash mund të shtyp" për të thirrur autoritetin ekzekutiv, Trump lëshoi një deklaratë duke iu drejtuar drejtpërdrejt DeSantis.
“Rob, Butoni im i Kuq është më i madh, më i mirë, më i fortë dhe po funksionon, i yti jo! Duke ironizuar me dështimin e DeSantis në rrjetin social “twitter”, e duke vënë në dukje se plaftorma e tij sociale “The Truth” është më i mirë.