Risia, TAP nuk do transmetojë vetëm gaz në Evropë, por edhe hidrogjen

Risia, TAP nuk do transmetojë vetëm gaz në Evropë, por edhe

Gazsjellësi TransAdriatik transporton gazin natyror të Azerbajxhanit nga kufiri grek me Turqinë në Italinë Jugore përmes Shqipërisë duke u mundësuar palëve të interesuara të tregtojnë gaz në disa vende evropiane.

TAP ofron një rrugë transporti dhe me kosto efektive si pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, një zinxhir vlere gazi prej 3 500 kilometrash që shtrihet nga deti Kaspik në Evropë.

”Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) e sheh veten si një kontribuues i rëndësishëm në objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe Marrëveshjes së Parisit, duke furnizuar potencialisht BE-në me burime energjie neutrale të karbonit, si hidrogjeni dhe biometani”, tha Luca Schieppati, drejtor menaxhues i TAP, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Trend.

“Ambicia e TAP-it është të zhvillojë asetin për të lejuar transportin e hidrogjenit dhe tani jemi në procesin e vlerësimit të shkallës në të cilën TAP mund të akomodojë teknikisht transportin e një përzierje gazi natyror dhe hidrogjeni. Ne kemi përcaktuar udhërrëfyesin për t’u përgatitur në afatmesëm dhe afatgjatë për të akomoduar përzierjet e gazit natyror me hidrogjen dhe gazra të tjerë të rinovueshëm”, tha ai.

Schieppati kujtoi se në vitin 2021, një studim fillestar mbi gatishmërinë e hidrogjenit verifikoi potencialin e TAP për të transportuar përzierjen e hidrogjenit në të ardhmen.

”Aktualisht jemi duke kryer teste për materialet e gazsjellësit në një laborator ndërkombëtar. Rezultatet për materialet e gazsjellësit në det do të merren në tremujorin e katërt të vitit 2024. Pas kësaj, TAP do të vlerësojë rezultatet dhe nevojën për kërkesat e mëtejshme të testimit për vitin 2025. Gjithashtu, TAP ka nisur një Analizë të Boshllëqeve për Instalimet mbi Tokë në vitin 2024, e cila do të vazhdojë në 2025. TAP po merr pjesë gjithashtu Projektin e Industrisë së Përbashkët ‘H2Pipe’ për zhvillimin e udhëzuesve të para në botë për transportin e hidrogjenit në tubacionet ekzistuese dhe të reja në det”, shtoi drejtori i menaxhimit, Schieppati.

EMISIONET