Rikthimi i Trump-it/ Tare: Në Amerikë jeta vazhdon normale, nuk është si në Shqipëri që vazhdojnë sherret dhe shamatat
Në një intervistë nga Boston, gazetari Auron Tare, u shpreh për emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", se amerikanët i janë kthyer jetës normale, ndryshe nga Shqipëria ku ka sherre e shamata.
"Një ditë e zakonshme po as zgjedhjeve, asgjë nuk ndryshon në përditshmërinë e Amerikanëve. Mbaruan votimet dhe njerëzit vazhdojnë jetën dhe punën e tyre.
Fakti që u votua në një mënyrë kaq masive, pritshmëritë janë të mëdha. Në disa prej çështjeve kryesore të jetës së amerikanëve siç është ekonomia, emigracioni i paligjshëm, problemi i shëndetësisë, politika e jashtme. Pra, sigurisht kjo votë masive ka pritshmëri të lartë. Pas zgjedhjeve në Amerikë jeta vazhdon normale, nuk është si në Shqipëri që vazhdojnë sherret dhe shamatat në televizorë", shprehet Tare.