Rikthehen balonat në hapësirën ajrore të SHBA-së, ushtria amerikanë sërish në alarm

Rikthehen balonat në hapësirën ajrore të SHBA-së,

Avionët luftarakë amerikanë po gjurmojnë një balonë që është duke lëvizur në lartësi të mëdha mbi pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Por pavarësisht këtij fakti, zyrtarët pohuan se nuk ka asnjë rrezik për askënd, as në tokë dhe as në ajër.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) tha se bëhet fjalë për “balonë të vogël” që shtyhet nga era në një lartësi prej rreth 14 kilometrash.

Pavarësisht këtij aksioni për kapjen e balonës, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut thekson se nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Ushtria amerikane tha se do të vazhdojë të gjurmojë balonën dhe se është në kontakt me Administratën Federale të Aviacionit “për të garantuar sigurinë e komunikacionit ajror”.

Që nga e premtja, Administrata Federale e Aviacionit “vlerësoi gjithashtu se balona nuk përbënte rrezik” për avionët e pasagjerëve ose aeroplanët e tjerë në zonë.

Ushtria amerikane ka vëzhguar qiejt brenda dhe përreth Shteteve të Bashkuara më nga afër pas zbulimit të një balone spiune kineze që kaloi mbi territorin e vendit në shkurt 2023.

Zyrtarët kinezë thanë se ajo ishte balonë metereologjike dhe kishte “devijuar nga kursi i planifikuar”. Por Pentagoni i hodhi poshtë këto pohime, duke thënë se balona ishte projektuar për përgjim të aktiviteteve në tokë.

Incidenti rriti tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe madje bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim në Pekin për t’u takuar me udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë.

EMISIONET