“Rezervat janë bosh”, shefi i firmës gjermane të municioneve: Europës i duhen 10 vite për të qenë të përgatitur

“Rezervat janë bosh”, shefi i firmës gjermane të

Që nga nisja e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, Europa ka qenë gjatë të gjithë kohës nën trysninë e përshkallëzimit të luftës.

Shefi i firmës më të madhe gjermane të mbrojtjes, Rheinmetall, Armin Papperger, tha për BBC se Evropës do t’i duhen 10 vjet përpara se të jetë plotësisht e gatshme për të mbrojtur veten.

Ai ka deklaruar se momentalisht rezervat e municioneve janë “bosh”.

Komentet vijnë një ditë pasi komentet e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, ndezën alarmin në Evropë.

Trump deklaroi se dikur i tha një lideri botëror se nuk do t’i mbronte anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet e tyre dhe madje do t’i “inkurajonte” agresorët të “bënin çfarëdo dreqin që duan me ata”.

Papperger tha se do të duhej një kohë e gjatë për t’u përgatitur kundër një agresori që dëshiron të luftojë kundër NATO-s.

“Për të qenë vërtet të përgatitur, na duhen 10 vite. Ne duhet të prodhojmë 1.5 milionë fishekë në Evropë”, shtoi Papperger. Ai tha se një sasi e madhe e municioneve evropiane u dërgua në Ukrainë, duke lënë pak rezerva.

“Përderisa kemi luftë, ne duhet të ndihmojmë Ukrainën, por më vonë do të na duhen të paktën 5-10 vjet për të mbushur realisht stoqet e municioneve”, tha ai.

EMISIONET