Rekord infektimesh/ Rumania merr masa urgjente, pacientët po shtrohen edhe në korridoret e spitaleve

Rekord infektimesh/ Rumania merr masa urgjente,  pacientët po shtrohen edhe

Rumania po regjistron rekorde të përditshme nga infektimi dhe vdekjet nga Covid-19, sa presidenti Klaus Iohanis e ka quajtur dramë kombëtare.

Të martën humbën jetën 574 persona, hera e  parë që shifra 500 kalohet në shtetin me 19 milionë banorë.

"Kam vendosur të thërras një takim me autoritetet përgjegjëse që të dalim me masa të qarta, kufizuese, për të bërë të mundur uljen e përhapjes së infektimit," deklaroi kreu i shtetit, Iohanis.

Ai apeloi rumunët të mbajnë maskat, distancat fizike, të shmangin turmat dhe mbi të gjitha, të vaksinohen.

Rumania ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në rang europian, duke u renditur si vendi i dytë pas Bullgarisë me vetëm 34 për qind e të rriturve të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 74 për qind që është mesatarja e BE-së.

Në spitalet rumune ndodhen aktualisht mbi 1,800 pacientë në kujdes intensiv.

Pacientët në Bukuresht po shtrohen edhe nëpër korridoret e spitaleve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se do të dërgojë një ekspert për të ndihmuar me masat antipandemike dhe me ndihma konkrete për teste të shpejta Covid dhe aparate oksigjeni.

EMISIONET