Regjimi e dënoi me 11 vjet burg, kundërshtarja e Lukashenkos në terapi intensive

Regjimi e dënoi me 11 vjet burg, kundërshtarja e Lukashenkos në
Maria Kolesnikova para një gjykate në Minsk ditën e dënimit të saj

Kritikja e burgosur e regjimit bjellorus, Maria Kolesnikova, 40 vjeçe, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Gomel.

Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i liderit të opozitës Viktor Babaryko, i cili ishte gjithashtu i burgosur dhe për të cilin Kolesnikova kishte punuar.

Maria Kolesnikova dhe Swetlana Tichanovskaya janë femrat e para të opozitës bjelloruse.

Në vitin 2020, Tichanovskaya kandidoi në zgjedhjet presidenciale të falsifikuara kundër diktatorit Lukashenko dhe humbi.

Por në vend që të pranonin fatin e tyre, të dy gratë dolën në rrugë për demokraci dhe liri.  

Sëbashku me mijëra bjellorusë, ato kërkuan dorëheqjen e Lukashenkos, i cili e ka drejtuar vendin me një dorë të hekurt që nga viti 1994.

Regjimi ju përgjigj protestave me dhunë dhe tortura brutale policore. Dhjetëra njerëz janë dënuar me burgim.

Ndërsa Tichanovskaya iku në mërgim në Lituani, Kolesnikova u dënua me 11 vjet burg në shtator të vitit të kaluar për akuzën “Konspiracion për marrjen e pushtetit”.

Ish-muzikantja, e cila gjithashtu kishte punuar si menaxhere kulture në Shtutgart për një kohë të gjatë, nuk u arratis në mërgim, por u përball me dënimin.

Ditën e dënimit, ajo u shfaq e buzëqeshur teksa me duart e lidhura krijoi formën e zemrës për fotografët.

Tre muaj më vonë, bashkëshorti i Svetalana Tichanovskaya, Sergei 43 vjeç, u dënua me 18 vjet në një kamp burgu.

Regjimi e dënoi me 11 vjet burg, kundërshtarja e Lukashenkos në
Së bashku për demokracinë: Svetlana Tichanovskaya (majtas), Maria Kolesnikova dhe Viktoria Tsepkalo në korrik para zgjedhjeve

EMISIONET