Raporti i UNESCO-s: Bota drejt një krize të re, ajo e mungesës së ujit
Toka është në prag të një krize globale, ndërsa 2.4 miliard njerëz mund të përballen me mungesën e uijit deri në vitin 2050! Alarmin e ngre OKB në Ditën Botërore të Ujit, ndërsa ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente!
Bota po shkon në prag të një krize uji, ngre Alarmin një raport i fundit i UNESCO-s.
Në nivel global, dy miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm të sigurt dhe 3.6 miliardë nuk kanë qasje në kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë.
Gjetjet sugjerojnë se situata mund të përkeqësohet për një sërë faktorësh dhe numri I njerzve pa ujë të pijshëm në qytete mund të dyfishohet brenda vitit 2050.
Popullsia urbane globale që përballet me mungesën e ujit parashikohet potencialisht të dyfishohet nga 930 milionë në 2016 në mes 1.7 dhe 2.4 miliardë njerëz, sipas raportit
Përdorimi i ujit është rritur globalisht me rreth 1% në vit për 40 vitet e fundit, ndërsa kërkesa parashikohet të rritet me 80% deri në vitin 2050!
Audrey Azoulay, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s, agjencia e OKB-së që hartoi raportin thotë se duhen marrë masa urgjente.
“Ekziston një nevojë urgjente për të krijuar mekanizma të fortë ndërkombëtarë për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të ujit”
Raporti është publikuar në Ditën Botërore të Ujit.
Autorët thonë se mungesa e ujit është rezultat i një kombinimi të dy faktorëve kryesorë - ndikimi lokal i stresit fizik të ujit, i shoqëruar me përshpejtimin dhe përhapjen e ndotjes së ujërave të ëmbla.
Dhe shqetësuese, mund të përkeqësohet edhe më shumë falë ndryshimeve klimatike.
Ekspertët e OKB thonë se kriza e ujit sapo ka nisur dhe se njerëzit po ndryshojnë të gjithë ciklin hidrologjik global përmes asaj që po i bëhet planetit tokë dhe se kjo është një krizë e trefishtë.
Shqipëria, vendi i dytë në Europë për rezervat ujore, por që nuk arrin të plotësojë nevojat me ujë të pijshëm!
Ndotja e burimeve është shqetësim me vetë!