Raketa e lëshuar nga Irani për të sulmuar Izraelin bie në Irak, shikoni pamjet

Raketa e lëshuar nga Irani për të sulmuar Izraelin bie në

Videoja e filmuar nga mediat irakiane tregon një pjesë të madhe të një rakete që është lëshuar nga Irani dhe ka rënë në Irak.

Pamjet janë realizuar në distriktin Soran të provincës Irbil në rajonin gjysmë autonom kurd të Irakut. Irani filloi sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit të shtunën.

Irani nisi të shtunën një sulm ajror ndaj Izraelit, duke shënuar një përshkallëzim të madh të konfliktit midis fuqive rivale rajonale dhe duke nxitur veprimin e forcave amerikane në mbështetje të Izraelit.

Rojat Revolucionare Islamike, lëshuan një deklaratë para agimit të së dielës duke thënës e hodhi raketa dhe dronë nga territori iranian drejt Izraelit.

Në deklaratë thuhet se sulmi ishte hakmarrje për atë që zyrtarët iranianë thonë se ishte një sulm izraelit që vrau disa komandantë të lartë ushtarakë iranianë në Damask më 1 prill. Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin e 1 prillit.

EMISIONET