Qindra të arrestuar në Kinë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xi Jinping

Kina po përballet me protesta që kërkojnë demokraci për herë të parë pas 33 vitesh. Të nxitur nga masat drastike të shtetit komunist, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit kinez. Policia po përpiqet t’i shuajë kryengritjet me çdo kusht.

Qindra të arrestuar në Kinë, protestuesit kërkojnë

Forcat e sigurisë së Kinës arrestuan dhjetëra persona të hënën në skenën e një demonstrate të rrallë ndërsa autoritetet punuan për të shuar protestat që shpërthyen në të gjithë vendin, duke bërë thirrje për fundin e bllokimeve të Covid-19 dhe dorëheqjen e presidentit Xi Jinping.

Policia është kujdesur gjatë fundjavës që të largojë protestuesit me dhunë në Shangai si dhe të kapë telefonat e tyre në mënyrë që mos transmetojnë asgjë në rrjetet sociale.

Njerëzit dolën në rrugë në qytetet e mëdha kineze dhe u mblodhën në kampuset universitare për heqjen e bllokimeve dhe liri më të mëdha, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e liderit kinez.

Protestat nuk janë parë që nga shtypja e tubimeve pro-demokracisë në 1989.

Një zjarr vdekjeprurës javën e kaluar në qytetin Urumqi në Shinjiang të Kinës veriperëndimore nxiti zemërimin e popullit, ku shumë fajësuan bllokimet kundër koronavirusit të cilat i penguan për të shpëtuar ata që përballeshin me flakët.

Protestuesit kërkuan gjithashtu liri më të mëdha politike me disa që madje kërkonin dorëheqjen e presidentit kinez Shi Xhinping, i cili mori një mandat të tretë historik si udhëheqës i shtetit komunist.

EMISIONET