Qeveria e përkohshme në Siri do të krijohet deri më 1 mars 2025

Qeveria e përkohshme në Siri do të krijohet deri më 1 mars

Mohammed Al-Bashir është emëruar në krye të qeverisë së përkohshme të Sirisë, e cila do të formohet nën udhëheqjen e tij brenda tre muajve.

“Me vendim të komandës kryesore, ne jemi autorizuar për të formuar një qeveri të përkohshme. Kjo është planifikuar paraprakisht të bëhet deri më 1 mars 2025,” tha Al-Bashir.

Ai vuri në dukje se vendimi u mor më 10 dhjetor gjatë një takimi midis përfaqësuesve të udhëheqjes së armatosur të opozitës, anëtarëve të “qeverisë së shpëtimit” të opozitës dhe përfaqësuesve të ish-qeverisë.

EMISIONET