Qeni merr drejtimin e makinës në Sllovaki, fotoja që po bën xhiron në rrjet

Qeni merr drejtimin e makinës në Sllovaki, fotoja që po bën

Një foto e një qeni në Sllovaki po bën xhiron në rrjet. Qeni është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa ishte ulur në sediljen e shoferit të makinës dhe kishte marrë "drejtimin".

"Qeni i buzëqeshur" ishte ulur në drejtimin e makinës Skoda, ndërsa pronari i makinës u justifikua se qeni i është hedhur papritur në prehër dhe për këtë arsye në foto duket se i ka zënë vendin timonit të mjetit.

Një version i cili megjithatë nuk i bindi oficerët e fshatit Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit sllovak Bratislava, sipas të cilëve pamjet tregojnë se nuk do të kishte pasur lëvizje të papritur brenda makinës dhe kështu gjobitën pronarin e makinës.

Mediat britanike nënvizojnë se aktualisht është e paqartë nëse gjoba është vendosur për tejkalim shpejtësie apo për mossigurimin e kafshës në një mjet në lëvizje. Ajo që është e sigurt – shkruan BBC – është fakti se policia ka nisur një apel për shoferët që të mbrojnë kafshët e tyre gjatë lëvizjes me mjet.

Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.

EMISIONET