Qëndroi mbyllur për 9 muaj për shkak të Covid-19/ Gruaja shtypet nga kamioni sapo del nga shtëpia

Qëndroi mbyllur për 9 muaj për shkak të Covid-19/ Gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Weymouth, Dorset, të Anglisë, ku një grua e cila kishte 9 muaj që nuk dilte nga shtëpia për shkak të Covid-19, ka humbur jetën sapo ka dalë jashtë.

"The Sun", shkruan se gruaja e identifikuar si  Sarah Lewis, u godit dhe u vra nga një kamion, sapo doli nga shtëpia pas 9 muajsh izolim.

Mësohet se 62-vjeçarja u bllokua nën kamion, duke mbetur e vdekur në vend.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, ajo është goditur nga kamioni teksa po priste një taksi ndërkohë që po nxirrte maskën nga  çanta.

Mësohet se policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin në fjalë.

EMISIONET