Qëllon punonjësin e McDonald's për patatet e skuqura të ftohta: Vdes pas ditësh agonie
Një punonjës i McDonald's në Bedford-Stuyvesant, një lagje e Brooklyn (Nju Jork), vdiq pas 4 ditësh agonie pasi u plagos nga një klient që i tha se patatet e skuqura ishin "të ftohta".
Matthew Webb, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra nga të shtënat, një e shtënë e goditi në qafë dhe më pas ishte fatale.
20-vjeçari Michael Morgan është arrestuar nga policia dhe tani do të duhet të përgjigjet për akuzën e vrasjes.
Tragjedia u nis nga një grua, Lisa Fulmore, nëna e vrasësit. Ishte ajo që u ankua për patate të skuqura të ftohta që i shërbyen në McDonald's.
Gruaja u ankua te punonjësit dhe kërkoi të fliste me një menaxher, gjatë gjithë kohës në Facetime me djalin e saj, i cili u bashkua me të më vonë dhe më pas filloi të debatonte me Matthew Webb.
Michael Morgan goditi me grusht punonjësin e McDonald's, më pas nxori një armë dhe e goditi në qafë.
E dashura e Morgan, Camellia Dunlap, u akuzua gjithashtu për armëmbajtje, sepse nga ajo që duk nga kamerat ajo mori armën pas të shtënave.