Qëlloi me 5 plumba kryeministrin sllovak, agresori: Doja vetëm ta plagosja!
“Ai e kupton se ka vepruar në mënyrë të papranueshme, se nuk është dashur ta lëndojë Ficon. Askush tjetër nuk e dinte se çfarë po planifikonte”, thuhet në shpjegimin e vendimit të Gjykatës Speciale Penale në Pezinok.
Ai tha se ka vendosur të shkojë në Handlova kur ka mësuar se atje do të mbahet mbledhja e qeverisë sllovake, me politikën e së cilës ai nuk është dakord.
Në atentatin e para disa ditëve Fico pësoi lëndime të rënda në stomak dhe në gjymtyrë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Banska Bistrica në gjendje kritike dhe iu nënshtrua dy operacioneve, ndërsa tani ndodhet në gjendje të qendrueshme.