Putin: Rusia e gatshme të trajnojë luftëtarë të huaj

Putin: Rusia e gatshme të trajnojë luftëtarë të huaj

Rusia është gati të furnizojë me pajisje ushtarake vendet aleate në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.

Madje presidenti rus Vladimir Putin duke të hënë në ceremoninë e  hapjes “Ushtria -2022”  tha se Moska është e hapur edhe për trajnime të luftëtarëve të huaj.

“Rusia sinqerisht ushqen lidhje të forta historikisht, miqësore dhe vërtet të besueshme me vendet e Amerikës latine, Azisë dhe Afrikës. Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet moderne të armëve, nga armët e vogla, te mjetet e blinduara dhe artilieria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, tha Putin.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin që vendi ynë ka shumë aleatë, partnerë, njerëz me menjte të njëjtë në kontinente të ndryshme”, shtoi ai.

Putinitheksoi gjithashtu se avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në Rusi dhe tha se Rusia fton aleatët të bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenar të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putini.

Rusia do të vazhdojë të punojë me energji në këtë fushë të rëndësishme, përfundoi Presidenti rus.

EMISIONET