Putin kërkon aleatë, letër Kim Jong-un

Putin kërkon aleatë, letër Kim Jong-un

Lufta në Ukrainë duket se ka dalë jashtë parashikimeve të Kremlinit dhe Presidenti Putin është duke kërkuar aleatë.

E teksa Perëndimi në bllok ka dënuar agresionin Rus, Moska ka kthyer sytë nga Peniani.

Raportohet se Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar një letër liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ku i thotë se do të zgjerojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Në letrën e dërguar në ditën e çlirimit të Phenianit, Putin thekson se kjo do të ishte në interes të dy vendeve.

Raportohet se ai ka marrë një përgjigje pozitive nga Kim Jong-un, i cili është shprehur se miqësia midis dy vendeve ishte "konsoliduar dhe zhvilluar" gjatë shekujve. Ku vihet në dukje se Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat i madh komunist i Koresë së Veriut, duke ofruar ndihmë, shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ekonomik.

Ndërkohë Kina, e cila edhe më parë është rreshtuar krah Rusisë, ka marrë edhe mbështetjen e Moskës për klimën e tensionuar të krijuar në Tajvan.

Presidenti Rus, Vladimir Putin në një dalje të fundmit ka akuzuar Shtetet e bashkuara të Amerikës se po bëjnë gjithçka për të zgjatur luftën në Ukrainë, si edhe po krijon konflikte të tjera në botë.

Sipas tij, aventura amerikane në Tajvan, nuk bën asgjë tjetër thjesht krijon një terren të panevojshëm për luftë.

EMISIONET