Putin flet për dorëzimin e hakerave, Biden: Do të dalim në mbrojtje të vendeve që sulmohen

Putin flet për dorëzimin e hakerave, Biden: Do të dalim në

Biden e quan paktin e përbashkët të mbrojtjes së NATO-s 'një detyrim të shenjtë' mes sulmeve kibernetike

Presidenti Joe Biden këtë të hënë në samitin e NATO-s tha se një sulm ndaj një kombi anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.

Ai shtoi se NATO është e gatshme të azhurnonte se si do tu përgjigjet bashkërisht sulmeve kibernetike që bëhen nga vende të ndryshme .

"Unë thjesht dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë atje" - tha presidenti Biden në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel, duke iu referuar sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Po ashtu Biden tha se nëse dikush goditet nga një sulm masiv kibernetik dhe ata kanë nevojë për mbështetje teknike ose të inteligjencës nga një aleat tjetër, ata mund të kërkojnë në ndihmë Nenin 5.

"Dhe nocioni është që nëse dikush goditet nga një sulm masiv kibernetik dhe ata kanë nevojë për mbështetje teknike ose të inteligjencës nga një aleat tjetër, ata mund të kërkojnë në ndihmë Nenin 5."

Pas takimit të tij me Stoltenberg, Biden nisi ditën e parë të samitit të NATO-s duke i dërguar një mesazh të qartë ndaj presidentit rus Vladimir Putin se ai synon të ngrihet për kombet e kërcënuara nga Rusia.

Ndërkohë, nga ana tjetër Presidenti Putin tha më herët se Rusia është e i gatshme të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni.

Putini përsëriti gjithashtu thirrjen për SH.B.A. dhe Rusinë të bashkojnë forcat për të luftuar krimin kibernetik.

“Kam përshtypjen se takimi me presidentin amerikan do të ndihmojë për rivendosjen e kontakteve, marrëdhënieve tona, krijimin e një dialogu të drejtpërdrejtë. Ne jemi akuzuar për të gjitha llojet e gjërave. Ndërhyrjet në zgjedhje, sulmet kibernetike e kështu me radhë. Ata u munduan të prodhojnë ndonjë lloj prove. Thjeshtë janë akuza të pabazuara. Është shpresa e tij e madhe që ne do të jemi në gjendje ta vendosim këtë proces me partnerët tanë të SH.B.A."

Biden do të mbajë një konferencë shtypi pas samitit me Putin në Gjenevë të Mërkurën, duke thënë se ai nuk dëshiron që vëmendja të jetë në detajet fizike, por më tepër në përmbajtjen e diskutimeve të tyre.

EMISIONET