Publikohet videoja, ja si u arratis nga burgu bosi meksikan i drogës

Publikohet videoja, ja si u arratis nga burgu bosi meksikan i drogës

Një prej bosëve të karteleve të drogës në Meksikë, José Alfredo Hernández Campos, është arratisur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se bosi i quajtur dhe “El Calamardo”, ka arritur të  arriti të largohet nga zyra e prokurorit më 13 korrik në qytetin Reynosa.

Ndërkohë është publikuar dhe videoja, ku shihet momenti se si “El Calamardo”, u ndihmua të arratisej nga një grup njerëzish të veshur me uniforma të Marinës Meksikane.

Shihet se ata kanë qenë të armatosur, ku dhe kanë hasur dhe rezistencë.

Mësohet se 4 prej ushtarëve që shihen në video janë pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.

EMISIONET