Pse nuk protestojnë dot njerëzit si unë në Rusi?/ Pyetja e 9-vjeçares bën Putin që të ndërpresë konferencën

Pse nuk protestojnë dot njerëzit si unë në Rusi?/ Pyetja e

Pyetja e një vogëlusheje, vetëm 9 vjeç ka bërë që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ta ndërpresë konferencën që po mbante para gazetarëve, pasi përfundoi takimin me kreun e SHBA-ve, Joe Biden.

Një gazetar është ngritur në këmbë dhe tha se vajza e tij në moshën 9-vjeçare do i drejtonte një pyetje.

9-vjeçarja i ka kërkuar që Putin t’i shpjegonte me fjalë të thjeshta qëllimin e takimit me Biden dhe e pyeti se përse në Rusi nuk mund të protestojnë të rinjtë, përfshirë dhe vajzën e saj.

“Ju lutem na shpjegoni qëllimin e takimit, me fjalë të thjeshta….Kam një pyetje nga vajza ime, më pyet se përse të rinjtë si ajo, është vetëm 9 vjeç, nuk mund të protestojnë,”- tha gazetarja dhe kaq mjaftoi që Putin të ndërpriste fjalën, e më pas të dilte nga dhoma ku po mbante konferencën.

 

 

EMISIONET