Protestuesit hyjnë në hotelin ku po qëndronte Biden, kërkojnë armëpushim në Gaza: Ne ju akuzojmë për gjenocid
Rreth 30 protestues pro Gazës kanë hyrë ditën e sotme hotelin ku po qëndronte presidenti amerikan, Joe Biden në San Francisko. Protestuesit u futen brenda hotelit duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
Biden ishte në hotelin Fairmont, ku më parë ishte takuar me të venë dhe vajzën e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Protestuesit, të cilët hynë në mesin e të ftuarve papritmas filluan të bërtisnin parulla përmes një altoparlanti ndërsa Biden ishte gati të largohej.
“Biden, nuk mund të fshihesh. Ne ju akuzojmë për gjenocid”, kanë thirrur ata. Biden ndodhet në Kaliforni për një vizitë tre-ditore për mbledhjen e fondeve për fushatën ndërsa hoteli ishte i hapur për mysafirët, të cilët hynin në holl.
Gaza Ceasefire protestors have got into Biden's hotel in San Francisco. Chanting: Biden Biden you can't hide, we charge you with genocide ' pic.twitter.com/DnnALEot1m
— Rob Crilly (@robcrilly) February 22, 2024