Protestat e fermerëve bullgarë bllokojnë kryqëzimet kryesore dhe kalimet kufitare
Si pjesë e një proteste mbarëkombëtare të shkaktuar nga heqja e ndalimit të importeve bujqësore ukrainase, fermerët bullgarë bllokuan sot mbi dyzet rrugë të rëndësishme dhe pika kufitare.
Organizatorët e protestës u kërkuan protestuesve të mos udhëtojnë, nëse nuk është një çështje emergjente. Ministria e Brendshme tha se i gjithë personeli është i angazhuar për sigurimin e rendit publik gjatë protestave.
“Rreth 26 organizata të degëve nga i gjithë sektori po marrin pjesë në protestë”, tha Sindikata Bullgare e Fermerëve. Protestuesit bllokuan pikën kufitare të urës së Danubit me Rumaninë.
Gjithashtu u bllokua rruga për dhe nga Ura e Danubit 2. Rruga nga Kardami në kufirin me Rumaninë ishte e bllokuar vetëm për kamionët e rëndë.
Unioni Bullgar i Fermerëve u mblodh në një fushë ajrore në Byala Sllatina, ku u tërhoqën të gjitha makineritë bujqësore nga rajoni.
“U kërkojmë ndjesë qytetarëve dhe i paralajmërojmë që të shtyjnë udhëtimet e planifikuara më 18 dhe 19 shtator, pasi rrugët kryesore do të jenë të mbyllura në të gjithë vendin”, tha Georgi Stojanov, kryetar i Unionit.
Protesta do të zhvendoset nesër në Sofje.
“Aksionet efektive të protestës do të vazhdojnë derisa të plotësohen të gjitha kërkesat”, tha Stojanov.
Industria ka pesë kërkesa për qeverinë, të zgjasë ndalimin e importeve të mallrave bujqësore nga Ukraina, fermerëve t’u paguhet shuma e plotë e kompensimit për humbjet për shkak të luftës në Ukrainë deri më 30 shtator; ndihma shtetërore për zonat e humbura nga fatkeqësitë natyrore të paguhet menjëherë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu fonde shtesë të ndihmës shtetërore dhe lehtësim të kushteve të ndërhyrjeve të Planit Strategjik.