Protesta për godinën e parlamentit/ Partitë opozitare kundër inaugurimit të godinës nga kryeministri Narendra Modi

Përurimi i godinës së re të parlamentit është pritur në Indi me protesta dhe arrestime. Partitë opozitare, të cilat e bojkotuan ceremoninë, ishin kundër inaugurimit të ndërtesës nga ana e kryeministrit Narenda Modi. Sipas tyre, një veprim i tillë i takonte kreut të shtetit.

Protesta për godinën e parlamentit/ Partitë opozitare kundër

Kështu u prit inaugurimi i parlamentit të ri në Indi.

Qytetarë dhe përfaqësues të opozitës protestuan kundër kryeministrit Narendra Modi, i cili vendosi ta hapte ndërtesën e re , duke shkaktuar pakënaqësi tek ata, që sipas tyre një veprim i tillë duhej kryer nga presidenti i vendit.

Rreth 19 parti opozitare e bojkotuan ceremoninë, ndërsa pati edhe arrestime nga ana e policisë.

Presidentit Droupadi Murmu, i cili është kreu i shtetit, duhet ta hapte ndërtesën e re. Po ashtu data e hapjes përkon me ditën e lindjes së figurës më përcarësë që njohim, me ideologun nacionalist hindu VD Savarkar. – tha një prej përfaqësuesve.

Modi i cilësoi si mosrespekt ndaj demokracisë protestat e opozitës, ndërsa në ceremoni zbuloi një pllakë, ku thuhej se ndërtesa i kushtohej kombit.

"Kjo nuk është thjesht një ndërtesë. Është një reflektim i aspiratave dhe ëndrrave të 1.4 miliardë indianëve. Ky është tempulli i demokracisë sonë dhe po i jep botës mesazhin e vendosmërisë së Indisë," tha ai.

Ndërtesa e re e parlamentit është pjesë e projektit ambicioz të qeverisë për të zhvilluar kompleksin Central Vista në Delhi, për të zëvendësuar ndërtesat qeveritare që i përkasin epokës koloniale.

E ndërtuar përpara parlamentit të vjetër, ndërtesa e re katërkatëshe ka një kosto prej 117.1 milion dollarë. Ajo ka kapacitet për të marrë 1,272 deputetë, ndërsa ndërtesa aktuale e parlamentit do të shndërrohet në muze.

EMISIONET