Prokurorja ushtarake paralajmëron për akte të paligjshme të trupave izraelite në Gaza

Prokurorja ushtarake paralajmëron për akte të paligjshme të

Prokurorja e lartë ushtarake e Izraelit, Yifat Tomer-Yerushalmi ka paralajmëruar komandantët për akte të mundshme të papranueshme dhe të paligjshme të kryera nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës.

Paralajmërimet e gjeneral-majores, Yifat Tomer-Yerushalmi u paraqitën në një dokument, përmbajtja e së cillit u publikua sot nga ushtria izraelite në përgjigje të një hetimi.

“Në përgjithësi, veprimet e trupave kanë qënë profesionale dhe ligjore, edhe në kushte të vështira. Megjithatë, ka pasur raste të sjelljeve të papranueshme që kanë devijuar nga vlerat dhe urdhrat e ushtrisë”, thuhet në dokument.

“Këto përfshijnë deklarata të papërshtatshme që nxisin sjellje të papranueshme, përdorimin e pajustifikuar të forcës, përfshirë atë kundër të burgosurve, plaçkitje, përdorimin ose heqjen e pronës private pa një domosdoshmëri operacionale dhe shkatërrimin e pronës civile”, sipas dokumentit.

Tomer-Yerushalmi tha se ata kishin shkaktuar dëme serioze strategjike në reputacionin ndërkombëtar të shtetit të Izraelit dhe ushtrisë së tij.

“Raste të tilla do të hetohen dhe zyra e prokurorit ushtarak, dhe më pas do të duhet të vendosë se çfarë hapash duhet të ndërmerren kundër atyre që janë të përfshirë”, tha ajo.

EMISIONET