Pretendoi se lindi 10 fëmijë, del mashtrimi i gruas/ Nuk ka qenë shtatzëne

Pretendoi se lindi 10 fëmijë, del mashtrimi i gruas/ Nuk ka qenë

Para  dy javësh lajmi se një grua nga Afrika lindi 10 fëmijë u bë viral në rrjete sociale, duke shkaktuar reagimin e shumë përdoruesve të internetit, të cilët u shprehën të befasuar.

Por me sa duket gruaja afrikane, Sithole na paska mashtruar, pasi në mediet e huaja shkruhet se ajo është shtruar në një spital psikiatrik dhe se nuk ka qenë shtatzëne.

Familja e Tebogo Tsotetsi, babait të supozuar të 10 fëmijëve, tha në një deklaratë që ai u kishte konfirmuar atyre se ai nuk i kishte parë foshnjat dhe ishte mbështetur vetëm te fjalët e të dashurës së tij, e cila sipas tij e kishte telefonuar dhe i kishte dhënë lajmin se ishin bërë prindër me 10 fëmijë.

"Lindja mrekulli" e Sithole besohej se kishte vendosur një rekord të ri botëror Guinness.

Analizat mjekësore  tregojnë se gruaja nuk ka kaluar asnjë shtatzëni dhe se nuk ka asnjë fakt që të provojë lindjen cezariane që ajo pretendon se bëri.

Avokati i saj pretendon se po e mbajnë në spitalin psikiatrik kundër vullnetit të saj, pasi ajo pretendon se është mirë me shëndet.

 

EMISIONET