Presidenti turk Erdogan do të vizitojë SHBA më 9 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 01:04
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara më 9 maj.
Vizita do të bëhet me ftesë të presidentit amerikan Joe Biden.
Liderët e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.
Erdogan dhe Biden do të diskutojnë çështjen e furnizimit të Turqisë me avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara dhe luftën kundër terrorizmit.