Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Të mbrojmë fenë
Presidenti Donald Trump tha të enjten se marrëdhënia e tij me fenë ka "ndryshuar" pas dy tentativash të dështuara për ta vrarë vitin e kaluar.
Komentet zoti Trump i bëri në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve që u mbajt në Kapitol, ku bëri thirrje që amerikanët "të rikthejnë Zotin në jetën tyre".
Presidenti Trump iu bashkua një tradite më shumë se 70 vjeçare të Uashingtonit, që bën bashkë ligjvënës nga të dy partitë.
Duke iu referuar atentatit ndaj tij në Butler të Pensilvanisë vitin e kaluar, kur një plumb e plagosi në veshin e djathtë, Presidenti Trump u tha ligjvënësve dhe të pranishmëve në sallë, se ngjarja e ndryshoi.
Presidenti, i cili është i krishterë e quajti lirinë fetare "pjesë të themelit të jetës së amerikanëve" dhe bëri thirrje për mbrojtjen e saj me "përkushtim absolut".
Presidenti Trump dhe administrata e tij kanë patur mospajtimeve me udhëheqës fetarë, sikurse rasti i Peshkopes Mariann Budde, e cila një ditë pas inaugurimit të tij, bëri thirrje për mëshirë për anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si dhe emigrantët e paligjshëm që ndodhen në vend.
Nënpresidenti JD Vance, i cili është katolik, është përplasur me drejtues kryesorë të kishës që frekuenton, mbi çështje të emigracionit.
Shumë klerikë në të gjithë vendin janë të shqetësuar që tashmë zyrtarët federalë lejohen të hyjnë edhe në kisha, për aksionet e tyre kundër emigrantëve të paligjshëm.