Presidenti Erdogan i propozon Putinit takim me Zelenskyn në Turqi

Presidenti Erdogan i propozon Putinit takim me Zelenskyn në Turqi

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 164-të. Alarmi është sërish aty pasi agjencia kombëtare bërthamore regjistroi tre shpërthime në Zaporizhzhia.

Ndërkohë , më shumë se 25,000 ushtarë rusë janë përqendruar në jug të vendit, ndërsa mësohet se presidenti turk Erdogan i propozoi Putinit një takim me Zelensky në Turqi.

Presidenti turk ka qenë një figurë kyçe në zhbllokimin e disa mosmarrëveshjeve mes Ukrainës dhe Rusisë, më e rëndësishme ajo e transportit të grurit dhe produkteve.

Nga ana tjetër, anija MV Mustafa Necati do të largohet nga Ukraina të dielën me një ngarkesë prej 6 mijë tonësh vaj luledielli me destinacion Italinë.

Këtë e ka bërë të ditur delegacioni i OKB-së në qendrën e koordinimit në Stamboll për korridoret e eksporteve nga Ukraina përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi.

Përpos anijes me destinacion Italinë, qendra e Stambollit ka autorizuar nisjen e 3 anijeve plus nga portet e Odessa dhe Chornomorsk.

EMISIONET