Presidenti egjiptian dhe kryeministri spanjoll diskutojnë për zhvillimet në Palestinë

Presidenti egjiptian dhe kryeministri spanjoll diskutojnë për

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi diskutoi me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez për zhvillimet në Palestinë.

Në një deklaratë nga Presidenca egjiptiane thuhet se Sisi ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Sanchez. Në bisedë palët shprehën dëshirën për të zhvilluar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë bisedës u diskutua për situatën në Rripin e Gazës, përpjekjet e Egjiptit për sigurimin e qetësisë dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon. Dy liderët theksuan rëndësinë për zgjidhjen e drejtë dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze me qasjen me dy shtete dhe u vu në dukje nevoja për dhënien fund të tensioneve aktuale për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon.

Të dyja palët paralajmëruan për tensionet ushtarake në qytetin Rafah pasi ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda humanitare.

 

EMISIONET