Peru, presidentia bën thirrje për paqe dhe armëpushim të trazirave

Peru, presidentia bën thirrje për paqe dhe armëpushim të

Presidentja e Perusë Dina Bolluarte bëri thirrje sot për një "armëpushim" ndërsa protestat që kërkojnë dorëheqjen e saj dhe shpërbërjen e Parlamentit vazhdojnë dhe kanë lënë tashmë 46 të vdekur.

"Unë e thërras vendin tim të dashur për një armëpushim kombëtar" për të "rivendosur dialogun për të vendosur axhendën për çdo rajon dhe për të zhvilluar vendin," tha ajo në fjalimin e saj para korrespondentëve të huaj. “ Nuk do të lodhem duke kërkuar dialog, paqe dhe unitet”, shtoi ajo, duke përsëritur fjalë për fjalë frazën që kishte thënë tashmë më 20 janar, në një fjalim televiziv.

Boluarte siguroi se ajo "nuk ka ndërmend të qëndrojë në pushtet" , por do të respektojë Kushtetutën dhe do të japë dorëheqjen kur të zhvillohen zgjedhjet, të cilat janë caktuar për në vitin 2024.

Trazirat filluan më 7 dhjetor pas rrëzimit dhe arrestimit të presidentit të majtë Pedro Castillo , i cili akuzohet për tentativë grusht shteti për shpërbërjen e Parlamentit që po përgatitej për ta rrëzuar nga detyra.

EMISIONET