Prej tre ditësh të bllokuar në minierë, mbi 300 forca për të shpëtuar 10 minatorët

Prej tre ditësh të bllokuar në minierë, mbi 300 forca

Dhjetë minatorë janë bllokuar nën tokë për më shumë se tre ditë në Coahuila, Meksikë.

Më shumë se 300 ushtarë dhe personelë të tjetrë të ushtrisë i janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit, duke përfshirë gjashtë zhytës nga Forcat Speciale meksikane.

Miniera e qymyrit u hap në janar dhe nuk kishte ankesash për asnjë lloj anomalie, sipas ministrisë së punës të vendit, raporton BCC, megjtihatë banorët lokalë thonë se kushtet e pnës aty nuk ishin aspak të mira

Minatorët u bllokuan pasi muret e tunelit u shembën. Dëshmitarët thonë se dëgjuan një zhurmë të fortë që erdhi nga poshtë dhe një rrymë e fortë ajri doli jashtë.

Ato që patën mundësi dolën me shpejtësi pasi miniera filloi të mbushet me ujë ndërsa nuk dihen ende gjendja e minatorëve të bllokuar aty.

EMISIONET