Pr/ligji mbi infrastrukturën, Senati amerikan bie dakord të diskutojë mbi draftin dypartiak

Pr/ligji mbi infrastrukturën, Senati amerikan bie dakord të

Senati amerikan ra dakord të fillojë debatin mbi projektligjin dypartiak për infrastrukturën, një diskutim që do të zgjasë disa ditë. Vendimin e ka përshëndetur edhe presidenti Joe Biden, I cili tha se uke thënë se ajo do të tregonte se Amerika mund të "bëjë gjëra të mëdha" - me investimet më të rëndësishme afatgjata në gati një shekull.

Me 67 vota pro dhe 32 kundër, senati amerikan votoi në seancën e radhës për të filluar punën për një plan kombëtar të infrastrukturës prej gati 1 trilion dollarësh.  Presidenti Joe Biden dhe një grup senatorësh dypartiak arritën marrëveshjen mbi dispozitat kryesore të paketës që përbën një pjesë të rëndësishme të axhendës së tij presidenciale.

"Kjo marrëveshje i sinjalizon botës se demokracia jonë mund të funksionojë," tha Presidenti Biden përmes një deklaratë pas votimit.

 "Ne do ta transformojmë edhe një herë Amerikën dhe do ta ngremë lart drejt së ardhmes", shtoi ai duke e krahasuar projektin me ndërtimin e linjës hekurudhore transkontinentale apo sistemin e autostradës ndërshtetërore.

Miratimi i rrallë dypartiak sinjalizoi interesin mes senatorëve për të filluar procesin e marrjes në shqyrtim të paketës së infrastrukturës.

Por është e paqartë nëse një numër i mjaftueshëm senatorësh do të mbështesin miratimin përfundimtar të paketës, e cila përfshin 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja të punëve publike. Ky votim I hap rrugën një debate që do të zgjasë disa ditë, shkruan “Zeri i Amerikës”.

Demokratët shpresojnë të miratojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë.

EMISIONET