"Pozitiv me Covid!"Skena kaosi në dyqanin e njohur, njerëzit vraponin drejt daljeve
Një dyqan i një zinxhiri të njohur në Shangai u detyrua të vendoste një "bllokim" të menjëhershëm, pas një urdhri të rreptë nga autoritetet shëndetësore të qytetit, për shkak të një rasti me COVID-19 të zbuluar në këtë vendndodhje.
Qytetarët në dyqanin e njohur të mobilierisë, me të marrë vesh lajmin, janë kapur nga paniku dhe kanë nisur të vrapojnë e të bërtasin drejt daljeve, duke u shtyrë me njëri-tjetrin, duke tentuar të dalin nga dyqani para se të mbylleshin dyert.
Videot që tregojnë panikun e krijuar mes njerëzve po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në 24 orët e fundit.
Madje, nuk ishin të paktë ata që nuk hezituan të përballeshin me sigurimin e dyqanit, që të dilnin nga zona para se të futej “brava”.
It is said an #IKEA store in Xuhui district,#Shanghai,notified it had been asked by authorities to shut down the store since the footprints of close contacts of people who have tested positive for COVID-19.Fearing they would be quarantined,many customers rushed out of the store. pic.twitter.com/OUVOj5hiHP
— Boxun News (@NewsBoxun) August 15, 2022
Informacionet nga Shangai thonë se ata që mbetën brenda pas mbylljes së dyerve, u dërguan në një dhomë "karantine".
Zëvendësdrejtori i Komisionit Shëndetësor të Shangait, në një konferencë për shtyp që dha ndër të tjera tha se dyqani dhe zona e prekur "do të vihen nën mbikëqyrje "qark të mbyllur" për dy ditë".
Personat që janë gjetur brenda zonës duhet të kalojnë dy ditë në karantinë dhe pesë ditë nën mbikëqyrje shëndetësore”.
Të hënën, autoritetet shëndetësore të Shangait raportuan gjashtë raste të transmetuara në vend të koronavirusit në qytet.
People in #China trying to escape as IKEA #Shanghai was getting full lockdown spontaneously due to #Covid_19.#CCP closedown everything if they even feel something and don't even care of women and children. pic.twitter.com/ccwyRevrZB
— Germs of Woke CCP (@GermsofCCP) August 15, 2022