Populisti i krahut të djathtë, Javier Milei, zgjidhet president i ri i Argjentinës

Populisti i krahut të djathtë, Javier Milei, zgjidhet president i ri i

Populisti i krahut të djathtë, Javier Milei, është zgjedhur president i ri i Argjentinës, pas një fushate polarizuese dhe në një kohë kur ekonomia e vendit është e trazuar e inflacioni në rritje.

Ai ka premtuar një ndryshim rrënjësor të shtetit, që është fuqia e tretë ekonomike e Amerikës së jugut, për t’u përballur me rritjen e varfërisë.

Milei mori 56 % të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës, ndërsa rivali i tij, ministri i Ekonomisë Sergio Massa 44 %.

Kjo fitore është më e thellë sesa parashikohej nga të gjitha anketimet dhe më e thella që nga rivendosja e demokracisë në Argjentinë në vitin 1983.

Në fjalimin e parë si president i ri, i dërgoi një mesazh qeverisë në largim, duke thënë se vendi ishte "përgjegjësi e tyre deri në fund të mandatit" më 10 dhjetor.

Teksa Massa i partisë Peroniste në pushtet pranoi humbjen, vendi do të lëvizë djathtas tashmë.

Nën drejtimin e Massas, inflacioni është rritur në mbi 140 për qind dhe varfëria ka ardhur në rritje gjithashtu.

Milei, që e konsideron veten si një kapitalist anarkist, ka propozuar shkurtimin e administratës shtetërore dhe ndërhyrjen ndaj inflacionit, ndërsa Massa e paralajmëruar për pasojat negative të politikave të tilla.

Mediat lokale raportojnë se zgjedhjet e polarizuara i kanë detyruar shumë prej votuesve që të zgjedhin kandidatin që e mendojnë si opsionin më pak të keq.

EMISIONET