Polonia propozoi administrimin e Krimesë nga OKB-ja, Rusia dhe Ukraina refuzojnë kategorikisht
Moska ka reaguar ashpër ndaj një propozimi polak për vendosjen e Krimesë nën administrimin e OKB-së për 20 vjet. Asnjë territor rus nuk është për diskutim, tha zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, në përgjigje të propozimit.
“Territori rus dhe rajonet ruse nuk mund të jenë objekt i asnjë diskutimi apo transferimi te askush”, u tha Peskov gazetarëve të premten, duke e përshkruar idenë si “absurde”.
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski hodhi të enjten nocionin e bërjes së Krimesë një territor me mandat të OKB-së, duke e përshkruar atë si “simbolikisht të rëndësishëm për Rusinë” dhe “strategjikisht të rëndësishëm për Ukrainën”. Sipas Sikorskit, misioni i OKB-së mund të përgatisë territorin për një referendum deri në 20 vjet, pasi të përcaktojë se cilët do të jenë banorë të ligjshëm.
Ministria e Jashtme e Ukrainës gjithashtu e hodhi poshtë publikisht propozimin, duke këmbëngulur se integriteti territorial i Ukrainës “nuk mund të jetë objekt diskutimi apo kompromisi”.