Polonia kërkon hetim për përplasjen e autobusit me pelegrinë që shkaktoi 12 të vdekur, 2 ministra drejt Kroacisë

Polonia kërkon hetim për përplasjen e autobusit me pelegrinë

Policia kroate ka nisur një hetim lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur afër Varshavës në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 gusht 2022).

Deri tani flitet për 12 të vdekur shtetas polakë pasi autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një mur, ndërkohë që dhjetra pasagjerë të tjerë janë plagosur dhe disa prej tyre po luftojnë për jetën e tyre në spital bëjnë të ditur autoritetet kroate.

Mediat kroate duke iu referuar dëshmimtarëve shkruajnë se  vendi i ngjarjes duket si në filmat horror.

Madje një prej të mbijetuarve ka deklaruar se pas përplasjes shoferi i autobusit ka fluturuar nga xhami i përparmë i mjetit pas përplasjes me një mur. Për shkak dhe të shpejtësisë autobuzi është përmbysur.

Udhëtimi  për në Medjugorje, një faltore katolike romake në Bosnjën jugore, ishte organizuar nga një grup katolikësh të Shën Jozef dhe në autobus ishin 3 priftërinj dhe 9 murgesha.

Ministri i Drejtësisë polake dhe Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi nisjen e hetimeve për shkaqet e aksidentit.

Ministri i  Jashtëm i Polonisë tha se shoferi nuk është mes viktimave por ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë kryeministri kroat Andrej Plenkoviç i shprehu ngushëllimet e tij familjes së viktimave duke shtuar se emergjencat civile po bënin të pamundurën.

Dy ministra polakë po udhëtojnë drejt Kroacisë për të vizituar vendin ku ndodhi aksidenti.

EMISIONET