Polonia i jep fund marrëveshjes 30 vjeçare të gazit me Rusinë
Polonia i ka dhënë fund një marrëveshje 30 vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e klimës së vendit Anna Moskwa.
"Polonia i jep fund marrëveshjes ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi tubacionin Yamal. Agresioni rus në Ukrainë konfirmoi klimën e korrektësisë dhe vendosmërinë e qeverisë polake në drejtim të pavarsisë së plotë nga gazi rus. E kemi ditur gjithmonë që Gazprom nuk është një partner i besueshëm," shtoi ajo.
Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz përmes tubacionit Yamal dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë.