Podgorica: Vendimi i BE-së nuk i shërben qetësimit të situatës, Rusia do të reagojë negativisht

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Gëzim Podgorica u shpreh se vendimi i BE-së për Ukrainën nuk i shërben qetësimit të situatës.

Ai tha se Ukraina nuk ka nevojë vetëm për armë, pasi do përballet me krizë ushqimore dhe se një vend që është në luftë ka nevojë për mbështetje ekonomike.

Podgorica: Vendimi i BE-së nuk i shërben qetësimit të situatës. Rusia do të reagojë negativisht. Vendimi është pozitiv për popullin e Ukrainës.

Ukraina nuk ka nevojë vetëm për armë. Do përballet me krizë ushqimore. Një vend që është në luftë ka nevojë për mbështetje ekonomike. Po i bihet shumë gjatë për të arritur paqen.

EMISIONET