Po sikur një asteroid t’i drejtohej tokës? NASA hedh anijen kozmike në hapësirë për të ndryshuar trajektoren e tij

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka nisur një anije kozmike për të goditur një asteroid në hapësirë. Amerikanët po testojnë mundësitë reale të shpëtimit të Tokës në rastet kur trupa të ndryshëm qiellor vijnë drejt planetit tonë.

Po sikur një asteroid t’i drejtohej tokës? NASA hedh anijen

Ajo që një dekadë më parë ishte fantashkencë dhe një film që përloti gjithë njerëzit, sot është plan konkret i Agjencisë Amerikane të Hapësirës për devijimin e trajektores së një asteroid.  

Filmi “Armagedon” flet për frikën e njerëzimit kur një kometë e stërmadhe vjen nga hapësira për t’i dhënë fund jetës në Tokë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sot NASA ka nisur një plan konkret për të ndryshuar trajektoren e një trupi qiellor. Asteroidi “Dimorphos” do të goditet nga një anije kozmike amerikane pas disa javësh.

Shkencëtarët do të shohin me kujdes devijimin e asteroidit nga trajetktorja normale.

Projekti “DART” ka vlerën e qindra miliona dollarëve, dhe amerikanët po dërgojnë në hapësirë një anije kozmike që ka vetëm një qëllim: të shkatërrohet në emër të shkencës.

Më herët NASA ka dështuar dy herë për të ngritur në fluturim anijen e saj të stërmadhe kozmike. Arsyeja, në të dyja rastet ka qenë rrjedhja e karburantit.

Analistë të ndryshëm po flasin për një periudhë të re të garës hapësinore, kur amerikanët dhe kinezët po konkurojnë me njëri – tjetrin, ashtu si dikur amerikanët me sovjetikët.

EMISIONET